Policia, pengesë për agjendat e Kurtit! –Shkruan;Hisen BERISHA, deputet i Kuvendit të Kosovës

                        Pakënaqësia kolektive që ka shkaktuar vendimi për pagesën e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës, duke i rigrupuar në mënyrë të pabarabartë dhe nxitëse dhe zbritur në vlera fyese, ka sjellë deri të protesta para qeverisë dhe kushtëzime e konsekuenca tjera. Nëse shkojnë deri në eskalimin e përfolur, do të jetë situatë e mjaftueshme të paragjykohen e kualifikohen “armiqësisht” nga propaganda e kësaj qeverie, ashtu siç jemi mësuar ti dëgjojmë në të kaluarën. Protesta e zvetënuar e njësisë FIT është pikërisht formula e përçarjes së kompetentes policore që me patriotizmin e tyre kushtetues e shtetëror, po e pengojnë agjendën Kurti -Vuçiq për Veriun. Albini di të formoj fonde paralele ndaj buxhetit të shtetit, e pasi që nuk ka mjaftueshëm para në buxhet për Policinë, le ta formoj edhe një fond për armatosjen e policisë. Ani se në deklarimet e tij dje, rreth buxhetit 2024, tha se është më i madh se ai i para pesë viteve. Ketë e besoj edhe unë. Sindikata e Policisë së Kosovës, në shqetësimin e tyre të shfaqur përmes letrave në kuvend, lidhur me shtesat e rrezikshmërisë në punë, shtesa për punë të veçantë, klasifikimi në koeficient për stafin civil, shujta mujore, shpërblimi për fund të vitit për përformancë të mirë, tri paga përcjellëse për të pensionuarit, zbritje e përvojës së punës, sigurim shëndetësor e jetësor dhe Ligji për pensionim të parakohshëm në polici, racionalisht duhet të fokusohen edhe në kërkesa të karakterit të mbështetjes me shërbime, ngase asnjë vendbanim policor s’ka gardërobë të mjaftueshme, janë kontenier me skadencë afati dhe janë kancerogjene, asnjë nuk është pa diagnoza përkeqësimi shëndetësor, e dalin ne punë. Nevojiten po ashtu, edhe investime në logjistikë dhe pajisje, standardizim e modernizim teknik e teknologjik, për tu përballur me sfidat e sofistikuara që aplikojnë organizatat kriminale terroriste. Përfaqësuesit sindikal duhet ta vënë në pah po ashtu se, edhe policët janë qenie njerëzore, kanë familje, rrisin, shkollojnë e edukojnë fëmijët e tyre, prandaj duhen rregulluar kushtet e shërbimit, si: – duke ua rritur pagat në nivelin dinjitoz, – duke ua rregulluar me ligj sigurimin shëndetësor dhe jetësor, – duke ua paguar shtesat e rrezikshmërisë, dhe për orët shtesë që tash e sa muaj nuk ekzekutohen; – duke ua mundësuar me ligj pensionimin e parakohshëm. Po ashtu, të gjithë efektivëve policor, që kanë mbi 22 vite përvojë pune në Polici, t’iu jepet nga një “gradë merite”, në të gjitha nivelet, nga polici i thjesht e deri te rangu i Nënkolonelit, bashkë me mundësinë e pensionimit të parakohshëm apo nga invaliditeti, jo vetëm nga lëndimet në punë, por edhe sëmundjet gjatë shërbimit. Pastaj, sindikata e menaxhmenti duhet të konsistojnë që të shikohet legjislacioni dhe Policia e Kosovës të pajise që posedojnë e demonstrojnë forcat si në rastin e 24 Shtatorit, apo sulmet terrotiste në Lindjen e Mesme. Nëse sindikata e Policisë do që ta ruaj racionalitetin, duhet ta vë në pah se: – Jemi e vetmja Polici që nuk kemi helikopter. – Kemi kufizime numerike në automjetet taktike të blinduara, – Në armatime të kalibrave të mëdhenj, për eliminim të objektivave në distancë, – Pajisje vëzhgimi dhe për shikim natën, – Pajisje vëzhgimi nga ajri, dron të avancuar, për çka gjej rast të falënderoi SHBA për donacionin në dron për Policinë e Kosovës, – Veshje të pa identifikueshme nga pajisjet vëzhguese natën, – Armatime kundërblind si armbrust, etj. – Të rishikohen programet e trajnimit të policëve sipas njësive, të trajnohen për mision. Këto e shumë të tjera janë kërkesa që duhet ti konsideroj Sindikata e Policisë,krahas pajisjeve, pajimeve, armatimit, teknikës e teknologjisë, janë ato që i mbajnë KUSHTET E SHËRBIMIT. Por, efektin kryesor e jep uniteti brenda policor, uniteti polici e popull, dhe nacionaliteti e besnikëria e sindikalistëve në mes komunitetit që përfaqësojnë dhe qeverisë./www.qendrapress.com/