POPULLI QË ZGJEDHË TË KORRUPTUARIT , MASHTRUESIT , HAJNAT DHE TRADHËTARËT NUK ËSHTË VIKTIMË , POR BASHKËPJESËMARRËS ! George Orwellë

0

Të nderuar bashkëqytetarë të mi,

ju vëllezër dhe motra të nderuara

Ishte shtatori i vitit 1989, ditë vjeshte, kur e fillova rrugëtimin politikë. Isha shumë i vetdijshëm se është një rrugë e gjatë , e mundimshme dhe plot me sakrifica.

Ky rrugëtim ishte plot me therra dhe nuk preferohej për ata që i kursenin këmbët e tyre.

Gjatë gjithë jetës kam pasur të vetmin kauzë : ” Të luftojë të keqen dhe të mbrojë drejtësinë “.

Qershor 1999

Ëndërra shekullore u bë realitet.

Dhe sa herë që mendoja të largohem prej politikës, ajo shumë më fort lidhej për mua duke më përkujtuar kauzën time dhe qëllimin në jetë : se lufta me okupatorin morri fund por jo edhe me padrejtësitë që na përcjellnin në çdo hap dhe në çdo pore të jetës.

Lufta ime për drejtësi nuk ka të ndalur. Unë nuk kam frikë kohën, as pikëllimin, as dhimbjet , as vështirësitë që na paraqet jeta. Lufta ima nuk është me kohën dhe as me jetën.

Lufta ime është me ata që persekutojnë në rrugën drejt lumturisë dhe paqes.

Më 17 tetor 2021, në zgjedhjet lokale , të përzgjedhurit e juaj do të përcaktojnë se a do të jeni viktimë apo bashkëpjesëmarrës i fatit tuaj, familjeve të juaja, fatit të fëmijëve të juaj , më të dashurve të juaj për plot katër vitet e ardhshme.

Buzëqeshja e humbur, prosperiteti për të ardhmen dhe mbi të gjitha kthimi i moralit në politikë me qëllim të promovimit të drejtësisë për të gjithë është në vullnetin e juaj përmes të përzgjedhurve të juaj në asamblenë komunale të Prizrenit .

Me shumë respekt

Afrim B. Rada, jurist i dipl.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *