Si falënderim për Qendrapress.com të Prizrenit:Shkruan;Prof.Sabit Rrustemi

0

                           Në qershorin e vitit 1997, në Prizren mbahej Festivali i Folklorit, organizuar atë kohë nga FR i LDK-së, në kuadër të një Manifestimi që quhej “Vullneti rinor”.

Valltari i njohur anembanë Kosovës e jashtë saj, Zija Aliu, mori pjesë me ansamblin e njohur të këngëve dhe valleve, “Gurra”, nga Gjilani.

Organizatorët e Festivalit, duke e njohur mirë Zijanë, i luten që ta luaj Vallen e Kaçakëve, sepse e dinin që e kishte për qejfi por, që e luante rrallë, tepër rrallë, jo pse s’done po, sa herë që e ka luajtur nëpër skena festivales, përherë ka krisë diçka e madhe në Kosovë. Ai, nuk e kishte harruar Festivalin Ballkanik të Ohrit, më 1981, ku e kishte luajtur këtë valle përkundër kërkesës së Organizatorëve që ta hiqte nga repertoari, vendosmëria e tij e kishte bërë të veten: “unë jam zgjedhur për ta përfaqësuar Kosovën me këtë valle dhe jo me ndonjë tjetër”, iu kishte thënë… Po atë, plasin demonstratat në Kosovë dhe pas një kohe, shkaku i kësaj valleje, Zija mbetet jashtë procesit mësimor ku punonte si mësues në Komunën e Vitisë.

Mirëpo, Organizatorët e Prizrenit, bash për këtë, e kërkojnë me çdo kusht që të luhet në Festivalin e Folklorit, pa le të krisë edhe ndonjë luftë, se më zi nuk bëhet…

Zija Aliu e luan vallen, shpallet valltari më i mirë e Festivalit dhe ju thotë Organizatorëve në ndarje: Tash, pas kësaj valleje, bëhuni gati për luftë se, vallahi me krisë, po ….

Vetëm pak muaj më vonë, me 27 nëntor 1997, tre përfaqësues të UÇK-së , marrin pjesë në varrimin e mësuesit Halit Geci, i vrarë nga forcat serbe, në Llaushë , me uniformë dhe të armatosur, dhe kjo ishte paraqitja e parë publike, po edhe shpallja e luftës për çlirimin e Kosovës, që kulmoi me lirinë e saj, më 12 Qershor 1999 -të….

Profesia e Zija Aliut, doli e saktë… e këtë ma rikujtoi ky publikim i këtij Portali që drejtohet pikërisht nga njëri prej organizatorëve të atij Festivali, Qazim Thaçi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *