Pra, gjatë arrestimit të pjesëtarëve të UÇK – së, janë shkelur të gjitha procedurat penale.

0

                 Msc Qemajl Mazreku, jurist, lidhur me  vlerësimin  e  arrestimeve  të  pjesëtarëve të OVL-së pohon:-“Arrestimi është një ndër masat për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale.   Gjyqtari i procedurës paraprake, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund të lëshojë urdhërarrest sipas  detyrrës zyrtare, me kërkesë të prokurorit të shtetit ose në rrethana të ngutshme me kërkesë të policisë ndaj personit konkret kur ekzistojnë kushtet për caktimin e paraburgimit, ose kur i pandehuri pasi është thirrur me rregull nuk paraqitet dhe nuk arsyeton mungesën e tij ose thirrja nu ka mundur t’i dërgohet dhe kur sipas rregullave është e qartë se i pandehuri i shmanget pranimit të thirrjes.

Ndërsa, bastisja ( kontrolli dhe konfiskimi është masë për sigurimin e provave materiale.

Gjatë zhvillimit të procedurës penale shpeshherë nevojiten të mblidhen sendet të cilat kanë të bëjnë me provat materiale që gjenden në posedimin e të pandehurit apo të personave të tjerë.

Atëherë, çka ka të përbashkët bastisja dhe arrestimi?

Arrestimi i të pandehurve zakonisht kur ngritet dhe konfirmohet ( kur bëhet shqyrtimi fillestar dhie shqyrtimi i dytë) aktakuza, ndërsa bastisja mund të kryhet në fazën e hetimeve për grumbullimin e provave dhe konfiskimin e sendeve që qojnë në ngritje të aktakuzës.

Apo personat e arrestuar e që janë veteranë të UÇK-së, kanë penguar Administratën e Dhomave të Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar?

Duket që në fillim të punës, Dhomat e Speciializuara po gabojnë me zhvillimin e procedurës penale. Në rend të parë, askush nuk mund ta pengojë punën e Administratës së Dhomave të Specializuara, dhe së dyti  nuk ka qenë e nevojshme të zbatohet arrestimi i menjëhershëm, por është dashur t’iu dërgohet thirrja. Pra, gjatë arrestimit të pjesëtarëve të UÇK – së, janë shkelur të gjitha procedurat penale./ Bastisja dhe arrestimi ishin të pa nevojshëm krejtësisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *