Praktika jetësore na ka mësuar se çdo gjë që fillon dhe zhvillohet me mashtrime e shpifje dhe ëndrra fantastike, në fund do të dështon ashtu diç është nisur. Shkruan. Zafir Berisha; zv, ministër

0

Aktakuza e propozuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar Xhek Smith për Gjykatën Speciale, lidhur me luftën e UÇK dhe disa nga krerët e saj nuk është gjë tjetër veçse një “pamflet politik” i dëgjuar me qindra herë që nga paslufta, si dhe grumbullimi i copëzave të storjeve të dëgjuara nëpër mediumet sllave dhe disa “paçavureve informative” në Kosovë që sponsorizohen nga ata! Shumë “fakte” të këtij “pamfleti” janë trajtuar nga drejtësia ndërkombëtare në Kosovë dhe jashtë Kosovës, ku për disa nga këto vazhdojnë shumë luftëtar të UÇK-së të vuajnë në mënyrë të padrejtë ende nëpër burgje… Ashtu edhe siç dihet që nga fillimi dhe që u pranua ditëve të fundit publikisht edhe nga vetë zyrtarët e shtetit Serbë (Vukçeviq), kjo gjykatë u formuar me dosje nga shteti (dhe argatët e tyre) që bënë gjenocid ndaj shqiptarëve, e të cilët u luftuan nga UÇK-së e ndihmuar edhe nga NATO! Praktika jetësore na ka mësuar se çdo gjë që fillon dhe zhvillohet me mashtrime e shpifje dhe ëndrra fantastike, në fund do të dështon ashtu diç është nisur./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *