Prej nesër, bartja e maskës është obligative edhe kur ecni vetëm në rrugë

0

Bartja e maskës është bërë sërish obligative në Kosovë edhe në rastin kur qytetarët janë të vetëm e në ambiente të hapura.Të shtunën, Qeveria mori vendim për masat e reja anti-COVID duke kthyer kufizimin e lëvizjes, orarin e shkurtuar të gastronomisë e shtyrjen e fillimit të vitit të ri shkollor.Por me vendimin e ri, bartja e maskës duke mbuluar hundën e gojën është bërë obligative në të gjitha rastet, përveç gjatë ngasjes vetëm apo me anëtarët e ngushtë të familjes; gjatë vrapimit, çiklizmit dhe ushtrimeve fizike dhe gjatë ngrënies apo pijes. Ndërkaq deri sot në fuqi ka qenë vendimi që pos tri pikave të lartcekura, qytetarët mund të rrinin pa maska edhe gjatë ecjes në ambient të jashtëm, të vetëm.Masat e reja do të hyjnë në fuqi nga e diela.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *