Premiera e filmit artistik “Dasma e maleve”,në Prizren tuboi disa qindra filmdashës.

Mbrëmë në Prizren në ‘’Cineplex’’ premiera e filmit artistik “Dasma e maleve”,në Prizren tuboi disa qindra filmdashës, të cilët mbetën shumë të kënaqur me filimin. Filmi artistik i metrazhit të gjatë “Dasma e maleve” me temë nga lufta e lavdishme e UÇK-së. Në këtë hapje  pak fjalë  për filmin foli pos regjisorit Ganimet Bytyçi,edhe Milaim Zeka. Filmi  përpos skenave të luftës edhe skena dëbimi, dhunimi, keqtrajtimi dhe si kurorëzim i gjithë këtyre edhe dasma e ushtarit të UÇK-së Tonit në rrethana lufte.. Trajtimi i këtyre temave, po bëhen si asnjëherë më parë. Xhirimet me teknikën më të përsosur e me ekip profesionale. E gjitha kjo po realizohet sipas skenarit dhe regjisë së Ganimet Bytyqit me ekipin e aktorëve të mrekullueshëm e të përkushtuar për film, si dhe ekipi i xhirimit Fama films dhe produksioni Artlali, të cilët në mënyrë profesionale po e kryjnë punën në terren.

Realizimi i këtij projekti filmik nuk do të mund realizohej pa mbështetjen e donatorëve, si dhe vazhdimi i skenave tjera deri në finalizim kërkon mbështetje nga donatorë e artdashës. Mesazhi i këtij filmi  me plotë  dhembje e krenari, padyshim se është film  për secilin të rritur  në  Kosovë, sepse duke pa këtë fil  kthehemi në një çerek pas  dhe  shohim se si  ishte  Kosova nën  robëri. Filmi ka  pamje  të një kujtese  kombëtare që  domosdo i duhet  secilit  prej nesh. Duke  rikujtuar të  kaluarën  mund të  jetojmë e përjetësojmë dashurinë  për Kosovën. Prizrenasit  mbrëmë  përmbushën sallën e madhe  dhe  nuk pati vend edhe  për të interesuar të tjerë. Filmi  në vete pati mesazhin  mos harresës së  kombit dhe  luftës  për liri./www QendraPress.com/