Presidente ,kur Kosova  është në këtë ekstrem politik, shtrembërimi i fjalëve te një presidenti të shtetit mik,  nuk kanë tjetër notë pos  të dobët-Shkruan;Liridon LUSHAJ.

     Tani kur Kosova po e pëson kolapsin më të madh  në këto 26 vite  shtetësi, ngërçin politik, Presidentes së shtetit  i duhet angazhimi  nëse duhet 24 orë  pa  u ndal  për të dal nga kjo gjendje. Nuk ka asnjë nevojë  që  e para shtetit në këtë gjendje si është  vendi të udhëtoje askund. Pse  themi të ,sepse Kosova  primare e ka  Parlamentin e nga aty,  drejtohen ligjet, drejtohet jeta institucionale. Prandaj,Presidente merru me vendin  në mos  për asgjë  për amanetin e mijëra dëshmorëve, dhe mijëra  martirëve, për gjakun  mijëra  nënave  e fëmijëve që kanë ujitur këtë liri me gjakun e tyre. Është një ligj i pranuar botërisht nxënësi që ka notë të dobët dhe sjellje të  dobët, përjashtohet nga shkolla. Prandaj ,nota e juaj  Presidente në sjellja  dhe tashmë edhe në  shtrembërim të  fjalëve të presidentit Tramp, shtetit  që  i ka dhen dritë  jetë Kosovës, vërtetë ka  një prapavijë sa  të dëmshme aq  të panevojshme. Miqësia  me  SHBA dhe  Kosovës i duhet si dritë dielli, e jo  shtrembërim fjalësh, Kjo çështje  luftës, tashmë  po shihet si trajtohet, Edhe zëri i deputetëve në  Gjermani u tha   se ‘’Serbia ka bërë  gjenocid në Kosovë’’ ka  simbolikën e madhe, Presidente  tregohuni  më  e dashur për atdheun tuaj, Tregoju  më  afërt  së paku për amanetin e  atyre,që  në  themel të kësaj lire i kanë vu trupat, gjakun dhe jetërat  e tyre,/Po presim të reflektoni më mirë  e më arsyeshëm../QendraPress/