Presidenti i Këshillit Europian: Kurti dhe Vuçiqi të tërhiqen, të largohen Njësitë Speciale dhe barrikadat

0

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq t’i shmangin tensionet në veri të vendit.Michel, me anë të një postimi në llogarinë e tij për media në ‘Twitter’, ka thënë se po mban kontakte të ngushta me kreun e BE’së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell lidhur me situatën në veri.Kreu i Këshillit Europian ka bërë thirrje që të tërhiqen Njësiti Special i Kosovës dhe barrikadat në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak.“Në kontakt të ngushtë me Josep Borrell. Koha që Serbia dhe Kosova, Aleksandar Vuçiq dhe Albin Kurti, të tërhiqen dhe të mos e eskalojnë situatën, ta bëjnë tërheqjen e Forcave Speciale dhe barrikadave dhe të vazhdojnë negociatat sipas propozimeve të Emisarit të Lartë të BE’së, Miroslav Lajçak”, ka deklaruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *