Opozita i jep mbështetje të plotë veprimeve të Qeverisë në veri

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një konference të thirrur për media reagoi në lidhje me situatën e krijuar në Veri të vendit.“Serbia po provokon konflikt serioz. Ftesës së Brukselit për bisedime i jemi përgjigj pozitivisht, prandaj provokimet e tilla pengesat e bllokadat e krijuara përfshirë edhe sulmet janë të tilla sepse frika dhe kaosi ka qenë e vetmja formë e mbijetesës të saj”, tha Kurti.Ai gjithashtu i bëri ftesë qytetarëve që të qëndrojnë të qetë dhe të mos manipulohen nga askush.“I ftojmë qytetarët në Veri pa përcaktime fetar e etnik, te respektojnë ligjet dhe të mos manipulohet nga ata qe fitojnë politikisht vetëm fal tensioneve. Pra, sot vërtetuam se ne sot i kemi pikat kufitare, pasi i kemi njësit tona special qe po i mbrojnë pikat kufitare”, tregoi ai.Por, mbështetje të plotë Njësisë Speciale të Kosovës i dhanë edhe krerët e tri partive opozitare në vend.

Ishte kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ai i cili tha se partia e tij dhe vetë ai kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me kryeministrin Kurti lidhur me situatën në veri.
Madje, ai ftoi të gjitha partitë për unitet.

“Gjendja e tensionuar në Veri kërkon unitet të plotë, prandaj propozoj që Kryeministri të mbledhë spektrin politik në vend, të ftojë partitë parlamentare në takim – pozitë e opozitë pa dallim, në mënyrë që të shfrytëzojmë të gjitha kapcitetet tona, vendore e të jashtme, për të mbrojtur interesat tona shtetërore sot”, shkruan ndër të tjera ai.

Mbështetje të plotë, Policia e Kosovës mori edhe nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili tha se e mbështet fuqishëm Policinë e Kosovës.Gjithashtu, Haradinaj i bëri thirrje BE-së që të ndërhyj te Beogradi që të mos e provokojë situatën.

“Pavarësisht se si janë zhvilluar gjërat, se si është marrë vendimi për targat, ajo që po ndodh në veri të vendit është e papranueshme. E mbështes fuqishëm Policinë e Kosovës dhe institucionet e vendit të cilat janë vënë në mbrojtje të rendit dhe të ligjit”, ka shkruar ai.

E mendimit të njëjtë me partitë e lartcekura ishte edhe PDK.Kryetari i saj, Memli Krasniqi tha se me mendje dhe zemër janë me Policinë e Kosovës.
Ai gjithashtu u bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të reagojë urgjentisht në nivelizimin e situatës të nxitur nga Serbia.

“I bëj thirrje Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s dhe partnerëve tanë strategjik, që të reagojnë urgjentisht ndaj kësaj qasjeje, që përbën kërcenim të hapur ndaj sovranitetit tonë shtetëror dhe rendit tonë kushtetues.
Shteti i Kosovës është produkt i vullnetit për liri. Rruga për jetësimin e shtetit ka qenë e gjatë dhe e mundimshme, rrjedhimisht e përhershme dhe e pakthyeshme. Përgjegjësia për të është përgjegjësi kombëtare e jo vetëm politike. Presim dhe jemi të gatshëm të mbështesim një qasje që reflekton përgjegjësi shtetërore për menaxhimin e situatës së krijuar”, shkroi Krasniqi.Kujtojmë se sot janë bërë gjashtë ditë nga reciprociteti me targat e makinave që Qeveria e Kosovës ka vendosur për të gjithë qytetarët që futen në Kosovës përmes pikave kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak.Ndonëse, me provokime të shumta nga ana e Serbisë, gjendja në këto dy pika kufitare ku po monitorohet nga Njësiti Special i Policisë së Kosovës, raportohet të jetë e qetë./Reporteri.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *