Presidentja Osmani pret sot delegacionin e Shtëpisë së Bardhë, këta janë zyrtarët që vijnë

A view of the North Portico of the White House, Wednesday June 14, 2017 in Washington D.C. (Official White House Photo by Joyce N. Boghosian)

                           Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të takohet të me një delegacion nga Shtëpia e Bardhë.Njoftimi u bë i ditur nga Presidenca, ku thuhet se takimi me delegacionin amerikan do të mbahet në orën 15:00.Kështu ka bërë të ditur Zyra e Presidencës, ku ka njoftuar se takimi do të zhvillohet nga15:00.“Në orën 15:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim një delegacion nga Shtëpia e Bardhë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.Zyrtarët amerikanë që do të jenë pjesë e delegacionit që do të priten nga Osmani raportohet se janë:Curtis Reid, drejtor i Lartë për Çështje Multilaterale në kuadër të Këshillit të Sigurisë Kombëtare,Elizabeth Sherwood-Randall, asistente e Presidentit të ShBA-së për Siguri Kombëtare,Hillary Hurd, këshilltare e Lartë në Këshillin për Siguri Kombëtare,Holly Holzer, koordinatore e Departamentit të Shtetit për Përpjekjet e Zhvendosjes nga Afganistani.Ndryshe, Osmani do të takohet edhe me kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer nga ora 16:00.