Prizren, 28 vjeçarja tenton t’i japë fund jetës në prani të fëmijëve
Një grua ka tentuar t’i japë fund jetës në Prizren .Ajo për t’i dhënë fund jetës kishte përdorë dozë të tepruar të barnave .“Viktima i ka shkaktuar vetës lëndime edhe me thikë”, raporton Sinjali. Krejt ngjarja ka ndodhur në prani të fëmijëve. Viktima është 28 vjeçe.Ajo u transferua me urgjencë për në Emergjencën e Spitalit në Prizren dhe sipas burimeve, pas intervenimit të mjekëve, gjendja e saj shëndetësore është stabilizuar.Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka gjetur kutia me ilaçe të ndryshme dhe dy thika kuzhine të cilat dyshohet se janë përdorur në rast.