Prizreni drejt titullit: Qyteti Evropian i Sportit 2026!

Me krenari e mbështesim kandidaturën e qytetit tonë të dashur – Prizrenit – për titullin prestigjioz “Qyteti Evropian i Sportit 2026”!
Një qytet me histori, pasion, energji dhe përkushtim për sportin në të gjitha format e tij – nga futbolli, atletika, sportet individuale e deri tek zhvillimi i të rinjve.
FC Prizreni është krenar që është pjesë e këtij rrugëtimi dhe mbështet me zemër këtë nismë madhështore që promovon shëndetin, edukimin dhe bashkimin përmes sportit!
Le ta bëjmë realitet së bashku!