Prizreni së shpejti me kamera të sigurisë
Kryetari i Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj dhe drejtoresha Ramize Shala, bashkë me drejtorin e Policisë Rajonale Faton Alija dhe kapiteni Vehbi Zekolli, sot kanë bërë nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi për kamerat e sigurisë, që pritet të vendosen më së largu deri në fund të vitit që vije. Kryetari Totaj me këtë rast potencoi se kjo marrëveshje vije pas një bashkëpunim shumë të mirë që e kemi me policinë . Kurse vendosja e këtyre kamerave do të shtojë sigurinë e qytetarëve dhe do të jenë në shërbim të qytetarëve të Prizrenit dhe Kosovës
Kurse lidhur më këtë marrëveshje edhe drejtori dhe komandanti i policisë Rajonale në Prizren Faton Alija, tha se kjo është një marrëveshje shumë e rëndësishme dhe qëllimi i kësaj është për ngritur edhe më shuam sigurinë dhe qetësinë në rajonin e Prizrenit për çka mund të themi se është stabile.
Kurse kryetari Totaj lidhur me at se kësaj here a është definitive kjo marrëveshje sepse kamerat e sigurisë në Prizren tani e nga paslufta kanë qenët temë diskutimi. Kryetari Totaj tha se kjo është definitive dhe kjo do të jetë në shërbim të qytetarëve
Derisa drejtori i policisë Faton Alija tha s e tashmë pjesëtarë ët policisë kemi mjaftueshëm dhe me konkursin e ri, na ka ardhë një gjeneratë e re e policëve të cilët tashmë po i ndihmojmë edhe Suharekën dhe Dragashin
Siguria e me mirë e sigurisë padyshim do të jenë më e madhe dhe kjo do të ndikojë në uljen e rasteve të aksidenteve dhe krimeve tjera .