Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues.

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si dhe zyrtarë të ekzekutivit komunal, vizituan zjarrfikësit në Shatërvan, ku u organizua një aktivitet simbolik për vetëdijesimin e qytetarëve mbi mbrojtjen nga zjarret dhe fatkeqësitë natyrore.Gjatë aktivitetit, zjarrfikësit shpërndanë broshura informuese me udhëzime dhe këshilla praktike për rritjen e sigurisë së qytetarëve dhe parandalimin e rreziqeve.Kryetari Totaj shprehu mirënjohje për punën dhe angazhimin e zjarrfikësve në shërbim të qytetarëve.“Mirënjohje për të gjithë zjarrfikësit tanë, të cilët me përkushtim, profesionalizëm e sakrificë janë çdo ditë në shërbim të qytetarëve dhe në mbrojtje të jetës e pronës së tyre”, u shpreh Totaj./QendraPress/