Prizreni, vizitohet nga mijëra turistë anekënd botës dhe mbetet pika më atraktive e Kosovës dhe më gjerë.
Qyteti i Prizrenit, tashmë është bërë pika më atraktive turistike në Ballkanin perëndimor. Secili prizrenas është dëshmitar se grupe turistësh janë në të gjithë pjesët e Prizrenit, duke filluar nga ‘’Shadërvani’’ pastaj duke vizituar Xhamin e Sinan Pashës qindra e qindra tjerë duke shkuar drejt kalas e shumë pika tjera turistike që Prizreni i ka të shumta Por duke mos anashkaluar as monumentin e Hamamit të Gazi Mehmet Pashës, e pa ashtu kompleksin e Lidhjes se Prizrenit. Kështu Prizreni me numrin madh të vizitorëve padyshim se i ka dhënë shije të veçantë këtij qyteti edhe vete laramania e turistëve dhe vizitorëve, mirëpo, në këto vizita aktualisht prijnë turistë nga Turqia, por nuk mungojnë turistë as nga shtet e largëta deri tek Japonia. Por, numrin vizitorëve po e shtojnë edhe vetë vizitorët që vinin nga gjithë Kosova. Duke pa këtë vërshim të vizitorëve dhe turistëve , është koha që të punohet më shumë për të rikthyer, disa nga zejet atraktive që ka pasur Prizreni e ashtu do të vazhdon të mbete në trend Prizreni, Sepse duhet se ky qytet ka pasur dikur 192 lloje zejesh të cilat ia kanë rritur namin këtij qyteti. Prizreni si qartë i kësaj traditë padyshim se është bërë e po bëhet pika më këndshme turistike në gjithë Kosovën e më gjerë. Për këtë po kështu po përfitojë edhe ekonomia e këtij qyteti. Prizreni dhe bukuritë e këtij qyteti mbeten vetë mrekullia që ka bërë civilizimi i shekujve në këtë pjesë të botës./Rtv Besa/ transmeton /www.QendraPres.com/