Prizrenit mund të i kthehen gjerdanët e bukurisë artizanale vetëm nëse sigurohen subvencione
Që në shekujt e hershëm të qytetërimit,sipas letrave arkivore,thuhet se Prizreni ishte një vatër e një zhvillimi të hovshëm zejesh të ndryshme,por punimi i zejeve autoktone ishte një traditë që ishte një mostër e zhvillimeve të përparuara për shtetet e kohës. Dikur qyteti nën kalanë e vjetër përbri Lumbardhit dhe fushës pjellore dukagjinase,ishte qendër e zhvillimit të zejeve si ;tyfekxhinjë,brisakxhinjë,zhgunaxhinjë,plistarë,argjentarë,qeleshepunuesë,farkatarë,vorbëtarë dhe zejet tjera të cilat i zhvillonin me përkushtim dhe Prizreni,që atëbotë në rrugën “Via Egnatia”,ishte një kryeqendër tregtare. Mirëpo me kalimin e kohës fillon edhe zhdukja e disa zejeve të vjetra,kjo për faktin se aparaturat moderne zëvendësuan vullnetin dhe afinitetin e hollë për zejepunuesve .Mirëpo,edhe në ditën e sotme disa nga këto zeje janë nevojë e kohës jo për antititekë,por, për faktin se banorët e Kosovës ende kanë nevojë për disa nga prodhimet e zejeve. Si shembull mund të thuhet zeja e plistarit,që dikur në
shënimet arkivore thuhet se Prizreni ka pasur 60 punëtori,në vitin 1948 sipas plakut Mitat Canhasi,kohë më parë tregonte se” Prizreni kishte 6 punëtori plistarësh. Por,tani e mbi dhjetë vite ka mbetur vetëm ai i cili vazhdon të kultivojë këtë zeje edhe pse me 87 vite jetë,në mënyrë shumë precize me do të pasqyron leshin e deles,për ta pastruar po kështu mekanikisht që të përgatisë plisat e bardhë,për të cilët ankohet se tani më nuk shiten si dikur,por thotë megjithatë,arrihet të sigurohet idarja. Ai pohon se këtë zeje të rrallë po mundohet ta përcjellë tek nipat e tij. Kurse,njëri ndër zejtarët e vjetër që vazhdon traditën e familjes është edhe Shadan Shilik,i cili tha se këtë zeje e trashëgon nga babai Ali Shilik,që pohon se në shenjë kujtimi për të atin e ushtron zejen,por, është një zeje që duhet punuar pa ndonjë profit dhe padyshim se është në zhdukje e sipër,i cili tha nuk dinë se a është edhe ndonjë tjetër në Prizren. Po kështu thuhet se dikur secila rrugë e këtij qyteti ka pasur së paku një briskaxhinjë,ku janë përpunuar gërshërët janë prerë brisiqit,thikat dhe nevojat tjera. Kryesisht është punuar në çeliku dhe briri i dashit ase lopës. është krenari të ruash zanatin e të parëve, por jeta kërkon të mbijetohet e më këtë zeje shumë vështirë mbijetohet Duke ditur rolin dhe rëndësinë e këtyre zejeve edhe KK i Prizrenit që në vitin 2005, ka liruar nga të gjitha llojet e obligimeve komunale këta zejtarë. Mirëpo
deri më tani asgjë nuk është bërë në drejtim të subvencionit të këtyre zejeve. Nëse arrihet që komuna apo Ministria e Kulturës të financojë në këtë drejtim këtij qyteti mund të thuhet se do të i ruhen edhe për disa kohë raritetet e vjetra si gjerdan dhe perlë bukurie,Prizreni është munduar të ruajë trashëgiminë e zejeve dhe shih për këtë është qyteti që më së shumti vazhdon të këtë argjendarë, papuqepunuesë,ëmbëltore,furra buke dhe zeje tjera. Në një muzeu të vjetër austriakë thuhet se vazhdon të ruhet një xhubletë e cila supozohet se ka mbi 300 vite dhe përpunimi kësaj lëkure nga studiues të shumtë thuhet se është përpunuar në mënyrë mekanike por shumë perfekt. Ish zyrtarët komunal ,tregonin se komuna e Prizrenit mendonte që të kthehen gjerdanin e mrekullive të zejeve të vjetra.. Kurse Ilir Hodaj këpucëtarë, tregon se nëse vazhdojmë kështu të mos kemi asnjë subvencion nga askush nuk besojë se do të arrijmë të ruajmë zejet e këpucëtarëve. Po të njëjtin problem e kanë edhe zejtarët tera si plistarët bojaxhinjtë dhe ndonjë zejtarë i vjetër që ka mbetur dhe ende ruajnë me fanatizëm zejet e familjeve të tyre, Duke folur për gazetë Nderim Shala,tregon se ai tani e asnjë kohë në familje po merret me punime si gjerdane ari dhe fustane të qëndisur me ari, Këto zeje i ushtrojnë shumë gra në shtëpi të tyre, Nga askush h nuk ndihmohen, Nëse dikur kanë arritur të sigurojnë mbijetesën tani ata e kanë shumë të vështirë mbijetesën, unë mendojë se komuna e Prizrenit duhet të sigurojë ndonjë subvencion për rastet e këtilla sepse ato gra në fakt paraqesin artin e bukur popullore në veshjen që është njëj lloj arti në vete.: tregon Nderim Shala, nga Prizreni. /qendrapress.com/