Profesor Enver Bytyçi, në cilat krojet po pinë ujë,o Zot, inshalla jo në Moskë!?-Shkruan Kastriot Frengu, veteranë i UÇK-së
Në ‘’Bota sot’’ të njohur për shkrimet kundër UÇK-së,sot është botuar shkrimi.’’Pse duhej SHIK-ku dhe organizata “Shqiponjat e Zeza”,si imitim i “Dorës së Zezë” të Serbisë?!Prof. Dr. Enver Bytyçi’’. Fatkeqësisht nuk është hera e parë që profesor Enver Bytyçi po humb busullën,duke menduar se vetëm duke sha e fyer UÇK-në dhe luftën, për liri të Kosovës, ai mund të ‘’madhërohet’’.Por, jo profesor Enver, ky është gabim i rëndë i juaj, ose më keq po e lusim Zotin të mos je duke pi ujë në krojet të gabuara. E prapë lusim të madhin Zot ishalla jo në Moskë. Po si mundet një profesor të ketë kaq shumë ngarkesë shpirtërore kundër luftës për liri. Punë e vogël është ju profesor,ai i doni apo nuk i doni ata që ishin ideatorë e strategë të luftës për liri. Jo më pak se një milenium shqiptarët nuk kanë pasur gjë më të çmuar se UÇK-në. Prandaj,e dini ju mirë profesor se jeni bërë një lloj zëdhënësi i krahut të ’’demokracisë’’,që për fat të keq SHBA ju shpall ‘’non-grata’’ e të padëshirueshëm, Padyshim se krye i padëshiruari, jeni edhe një lloj profesori me ngarkesë të rëndë sllave., Mos harroni dhe jo që ju se keni ditur faktin se SHIK-u ka qene nën mbikëqyrjen e plotë të SHBA-ve në Kosovë??? Jo që se keni ditur e që se dini se “Shqiponjat e Zeza”, e “Dora e Zezë”, në cilat kroje kanë pi ujë. Dhe nga kush janë komanduar, Ju këto i dini më së miri, Dhe këto deklarata /dokrrat/ e juaja duke mos vlerësuar lartë aktin më të natyrshëm dhe më madh vizitat e ish presidentëve, kryeministrit shqiptar, kryeparlementarit të Kosovës , klerit fetar e mijëra atdhetarëve që shkojnë për ti vizituar në Hagë ata burra që atdheut i dhanë frymë e diell , i dhanë lirinë këtij vendi dhe kombit shqiptar në Kosovë, kanë pas vete një bisht që lusim Zotin të mos jetë dirigjim i Moskës e Beligradit që aq shumë po i doni. Profesor i nderuar ju asgjë më shumë nuk po bëni veçse sharjet e fyerjet që po i bëhen nga Moska e Beligradi në rusisht e serbisht po në i sillni të përkthyera në shqip, Prandaj, kjo nuk do shumë v vëmendje por nuk po arrihet të kapërdihet nja padrejtësi kaq e madhe ndaj një profesori që duhet ë dije se buka është bukë e uji është ujë./qendrapress.com/.