Prokuroria sekuestron një pronë të Andin Hotit
Prokuroria Themelore e Pejës ka urdhëruar ngrirjen e mbi 80 parcelave në Pejë, Gjakovë, Deçan, Klinë dhe Istog, pasi Apeli e ka vërtetuar fajësinë e Agron Kelmendit për uzurpim të pronave.Kelmendi pronar i një kompanie të patundshmërive në Pejë, kishte bërë dhurata të pazakonta vite më parë. As më shumë e as më pak, ai u kishte falur parcela toke në pesë komuna të rajonit të DukagjinitNë mesin e këtyre parcelave ka të tilla që iu kanë falur personave të njohur si ish-kryetarëve të komunave, ish-gjyqtarëve, zyrtarëve policorë e artistëve.Një nga personat që i është sekuestruar prona është edhe deputeti ish-deputeti i PDK-së, Andin Hoti.Hoti që tani është Kryetari i Komisionit qeveritar për personat e pagjetur, pretendohet se përfitoi nga pronat e falura nga biznesmeni Kelmendi dhe të njëjtat janë ngrirë nga prokuroria sepse nuk kanë qenë te justifikuara në proporcion me pasurinë.Në prezencën e këtyre rrethanave Prokuroria Themelore në Pejë ka iniciuar hetimin për konfiskimin e pasurisë konform Ligjit për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë.Prokuroria e Pejës pretendon se të ardhurat e biznesmenit nuk e arsyetojnë këtë pasuri sepse siç thuhet në kërkesën për “Lëshimin e Urdhrit Kufizues Përfundimtar”, të cilën e ka siguruar Express, nga të dhënat e ATK-së, “i pandehuri për bizneset “Agron Kelmendi” BI, me emrin tregtar të biznesit A.P “Kontakti”, për periudhën kohore 2005-2019 ka deklaruar 00 qarkullim”.“Për të gjitha këto pasuri, duke vlerësuar gjasat, provohet se të hyrat legjitime të të pandehurit nuk mjaftojnë për blerjen dhe posedimin e tyre, për faktin se i njëjti ka të hyra të deklaruara 00 por posedon pasuri tejet të madhe”, ka deklaruar prokuroria.
Por kush ishin disa nga përfituesit e këtyre pronave?
Berat Kelmendi, Kumri Kelmendi, Leotrim Kelmendi, Agron Hagji Ahmetgjekaj, Valon Kelmendi, Elinda Muriqi , Ramiz Muriqi, Shkumbin Manaj, Ali Lajqi, Servete Kelmendi, Sali Lukaj, Bekë Lajqi, Idriz Lajqi, Artan Mavraj, Kumrije Hajdaraj, Fatos Lajqi, Pren Marashi, Kol Krasniqi, Hasan Rizaj, Sanije Rexha, Ilir Muriqi, Vesel Berisha, Hazir Berisha, Edon Kelmendi, Flamur Bytyqi, Dardan Lajqi, Andin Hoti, Vllaznim Kryeziu, Alban Raci, Servete Ethemi, Besim Bardhaj, Ismet Krasniqi, Fetah Rudi, Alban Muriqi, Shukrie Ramadani, Augustin Quni, Kadri Prekaj, Dervish Vuqetoviq, Sadik Ramaj, Minire Ukaj, Musa Ramaj, Afrim Mushkolaj, Ali Berisha, Hole Qekaj, Mejreme Krasniqi, Selim Bashota, Hamëz Kryeziu, Atom Krasniqi, Muhamet Lladrovci, Naim Maloku, Ibrahim Imeraj, Florije Bruqi, Kimete Kodra, Qazim Dajakaj, Mehdin Krasniqi, Çun Lajqi, Vera Maloku, Mal Krasniqi, Gani Kuqi, Gjyljeta Kasapi, Fuad Ramiqi, Jeton Kelmendi.