Protesta të fuqishme në Prishtinë e Evropë në mbrojtje të katërshes së UÇK-së pas dënimit në Hagë.

Nga data 16 shtator,2026 kur e dha verdiktin Gjykata në Hagë, ku dënohet 4 tërshja e UÇK-së , kjo ka nxitur që kudo atje ku jetojnë shqiptarët të ketë protesta, Protestat tashmë në Prishtinë janë cdo mbrëmje. Kurse sot ,Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” marshojë nga Qendra e Studentëve drejt sheshit “Skënderbeu”, në shenjë proteste kundër aktgjykimit dënues të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Marshimi i studentëve zhvillohet në kohën kur protestat kundër aktgjykimit kanë hyrë në natën e pestë. Mbrëmë, mijëra qytetarë u mblodhën në sheshin “Skënderbeu”, duke shprehur kundërshtimin ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara. Në protestën e mbrëmshme morën pjesë edhe djemtë dhe familjarë të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Nata e pestë e protestave nisi me shpalosjen e një flamuri të madh kombëtar, në të cilin ishte vendosur edhe emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrimet “Jo në emrin tim”, “S’ka paqe pa drejtësi” dhe “Liria ka emër”, ndërsa gjatë tubimit u dëgjuan thirrje në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Protestat kanë nisur më 16 shtator, pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit, Krasniqit, Veselit dhe Selimit. Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, do të marrë pjesë edhe në protestën e sotme në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Këtë e ka konfirmuar vetë ai përmes një publikimi . Sonte shënohet nata e gjashtë e protestave ku qytetarët po kundërshtojnë vendimin dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Kurse protesta ka pasur edhe tek arbreshët në Itali në Gjermani në disa qytete, Pastaj në Zvicër dhe vende tjera ku jetojnë shqiptarët deri në SHBA,