Protestë para Ministrisë së Arsimit pas raportimeve për abuzim seksual ndaj të miturës në Prishtinë
Një protestë do të mbahet sot para Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, pas raportimeve për abuzim seksual ndaj një të miture në Prishtinë.Bëhet e ditur se protesta mbahet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.Protesta do të mbahet në ora 12:00 para objektit të MASHTI-t.Ndryshe, Policia e Kosovës ka reaguar pas publikimit të një videoje në disa portale, sipas së cilës pretendohet se ka ndodhur një rast i abuzimit seksual në mes të nxënësve në oborrin e një shkolle në kryeqytet.Në njoftimin e Policisë thuhet se nga zyrtarët e shkollës Policia ka pranuar një informacion me ndjeshmëri, i cili është trajtuar në koordinim me drejtuesit e shkollës, zyrtarët e Qendrës për punë dhe mirëqenie Sociale si dhe Prokurorin e shtetit