Protestuesit e Sali Berishës thyejnë derën e PD-së, futen brenda selisë

0

         Përkrahësit e Berishës hapin një prej dyerve dhe hyjnë në selinë e PD.Përshkallëzohet pa nisur ende zyrtarisht protesta. Mbështetës të Berishës kanë shkelmuar një prej dyerve të PD-së dhe kanë mësyrë në selinë blu. Ata kanë thyer edhe një prej xhamave të dyerve, ndërsa kaosi ka përfshirë katin e parë të kësaj godine. Aktualisht kreu i PD-së Lulzim Basha ndodhet në seli, ku po zhvillon një mbledhje me Kolegjin e PD-së. “O Sali, o hero, ty Shqipëria të do!” dëgjohet teksa bërtasin në kor protestuesit. Kujtojmë se protesta u thirr nga Berisha dhe nga grupi i Rithemelimit të PD-së, ndërsa ishte parashikuar që të niste në orën 12:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *