Provokimi i deputetëve nga Serbia, me flamurin serb në dorë…….-/Shkruan;Hisen BERISHA,deputet i Parlamentit
Provokimi i deputetëve nga Serbia, me flamurin serb në dorë, duke kërkuar të vendoset mbi qeverinë e Kosovës, me qellim të nxitjes së dhunës dhe vrasjeve ndëretnike, është i pa tolerueshëm. Mbi këta duhet të veproj ligji, duhen arrestuar dhe burgosur! Ndryshe, provokimi radhës mund të nxis të rinjtë e vitit 1998-’99, të lindur nëpër plumbat e Serbisë, që ti ndalojnë këto veprime. Dëshmorët e Kosovës nuk e dhanë jetën që një çetnik serb, të vendos flamurin serb mbi lavdinë e tyre. Ketë nuk e tolerojmë dhe i bëj thirrje publike Xhelal Sfeçles dhe Albulena Haxhiut të ndërmarrin masa ndaj këtij provokimi, që ka për qëllim destabilizimin e vendit. Ju bëj thirrje të rinjëve të Kosovës ti qetësojnë gjakrat ndaj provokimeve serbe. Tani do kenë një përgjigje ndryshe dhe të harmonizuar në mes politikës, diplomacisë dhe forcës. Shqetësimi është i drejtë, ngase arrestimi i Policëve Kufitar, duke hyrë në brendi të territorit të shtetit tonë, është akt terrosit ndaj integritetit dhe sigurisë së shtetit dhe KFOR duhet të reagoj atë çasshëm bazuar në përgjegjësinë që ka sipas Rezolutës së KS/OKB. Në rrethanën e krijuar Ministri Sfeçla duhet të shkarkohet menjëherë. Duhet po ashtu, në mënyrë urgjente të kthehet Presidentja në Kosovë, të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për ta marr situatën nën kontrollë.