PSD thërret protesta më 25 mars: Marrëveshja e propozuar nga BE-ja e dëmshme për Kosovën
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se Marrëveshja e mbrëmshme e dakorduar ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit në Ohër, është e dëmshme për Kosovën.Në një konferencë për medie, të thirrur të dielën, Molliqaj tha se Kurti nuk ka mandat për këtë marrëveshje.Për këtë, PSD-ja kërkon dorëheqjen e Kurtit.“Mashtrimi është i madh dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe qytetarinë”.“Prandaj të gjithë që jeni kundër marrëveshjes dhe kundër mashtrimit ju ftojmë në protestë, të shtunën në ora 14:00 në sheshin ‘Zahir Pajaziti’”, ka ftuar kreu i PSD-së.