Pse dhe çka po e pengon Lumir Abdixhikun,koalicioni në Prizren?! –Shkruan; Qazim Thaçi
Tani më nga burime tepër të sigurta, brenda kryesisë së LDK-së, bëhet me dije se Lumir Abdixhiku , ka refuzuar kategorikisht koalicionin e LDK-së, Dega në Prizren me kryetarin aktual Shaqir Totaj. Kjo padyshim se ka sjellë një pozicion të padëshirueshëm sidomos për gardën meritore , apo siç tashmë quhet , gardën e vjetër të cilën edhe i njohin rrethanat edhe janë padyshim pro meritokracisë,sepse ata mendojnë edhe ta ndihmojë zhvillimin demokratik brenda qytetit të besëlidhjes, por ja që tashmë kanë hasur në mospajtim kategorik me liderin e kësaj partie ,Lumir Abdixhikun,. Kjo edhe padyshim se po e qon këtë partie drejtë një llojë izolimi që nuk i bënë mirë kësaj partie, duke e quar drejt asaj thënie të njohur ‘’Quo vadis LDK?’’Po kështu i njëjti burim na bëri me dije se ai po kërkon të mënjanohet garda e vjetër e dehës së Prizrenit , E kjo po qon drejtë faktit të të menduarit se athua cila është detyra e këtij lideri??!! A mos ai këmbëngulësisht po insiston që ti prish koalicionet me PDK ,sepse këtë ‘’obligim’’ e ka marrë nga prijsa e tij që tashmë është Presidente e vendit, e që për fat të keq ende nuk dha ndonjë fakt se në këtë detyrë ku është duhet te ishte faktor unifikues, detyrë ligjore dhe kushtetuese e Presidentes. Prandaj, paralajmërimi se LVV do të ketë zgjedhje brenda partiake, nuk është aspak befasi që lista ‘’Guxo’ te ‘’shkrihet ‘’e në LVV brenda sajë të na gjendet edhe lideri i ‘’ padëgjueshëm’’ tani i LDK-së , e të bëhet i ’’dëgjueshmi’’ i partisë së zemrës siç po quajnë LVV .Nëse ndodhë kjo athua si do të pajtoheshin e gjithë ajo gardë meritore e punëve dhe obligimeve të mëdha e LDK-së???!!! Ata veprimtarë e idealist që nga viti 1989 , që për një dekadë bartën gjithë zhvillimin e Republikës së Kosovës deri tek lufta e lirisë së UÇK-së te vitit 1999. Kjo sikur po jep paralajmërimin se këta veprimtarë kësaj here duhet të mendojnë se a duhet të vazhdojnë të renditen pas Lumirit, që po e sfidon LDK-së në forma të ndryshe,apo duhet të mendojnë më ndryshe…..???!!!/www.qendrapress.com/