Punësimi në Gjermani sipas rregullores për Ballkanin Perëndimor, Ambasada gjermane me njoftim për qytetarët

0

                         Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka dhënë informacion në lidhje me Rregulloren për Ballkanin Perëndimor që ka të bëjë me tregun e punës në këtë shtet, duke bërë të ditur se lista e pritjes për termine për muajin tetor do të hapet më 7 shtator në ora 11:00.Kështu thuhet në një postim të Ambasadës gjermane në Prishtinë në Facebook.

Çka është Rregullorja për Ballkanin Perëndimor?

Më 1 janar 2021 në Gjermani ka hyrë në fuqi rregullorja vijuese e të ashtuquajturës “Rregullore për Ballkanin Perëndimor . Përmes kësaj rregulloreje Qeveria Federale shtetasve nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor u ka krijuar qasje të privilegjuar në tregun gjerman të punës. Kjo vazhdon të mbetet e vlefshme për çdo lloj vendi pune – pavarësisht kualifikimit të njohur.Për udhëtimet hyrëse drejt Gjermanisë ju duhet një të keni një ofertë detyruese pune nga një punëdhënës në Gjermani dhe një vizë nacionale. Për vendin e lirë të punës nuk duhet të ketë në dispozicion kandidatë të privilegjuar. Kandidatët e privilegjuar janë punëkërkuesit gjermanë, ose shtetasit e BE-së. Për më tepër, paga dhe kushtet e punësimit nuk duhet të jenë më pak të favorshme, se ato tek një punëdhënës tjetër i krahasueshëm në Gjermani.Nëse keni gjetur një vend pune të përshtatshëm, atëherë kërkoni nga punëdhënësi një ofertë detyruese në formë të Deklaratës së punësimit.

Caktimi i terminit për parashtrimin e kërkesës për vizë

Personat mund të regjistrohen në sistemin e ambasadës për caktimin e terminëve për parashtrimin e kërkesës për vizë (Urdhëresa për Punësim). Lista e pritjes për terminë në muajin vijues do të hapet çdo muaj në sistemin e ambasadës për caktimin e terminëve. Ju lutemi vini re se në rast të kërkesës së madhe për terminë, mund të ndodhë që jo të gjithë të interesuarit e një muaji të regjistrohen në listën e pritjes për caktimin e një termini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *