Punuesit e pushkëve të Prizrenit emra që respektonin epokën.
“Nga armët e armëpunuesve prizrenas ishte e furnizuar edhe një pjesë e ushtrive elitë , siç ishte Napoleon Bonaparti dhe shumë ushtarakë tjerë, që kishin marrëdhënie ushtarake e diplomatike me oborret e pashallarëve shqiptar siç ishte Ali Pashë Tepelena dhe Bushatlinjtë, të cilët gjithsesi armët e armëpunuesve prizrenas i mbanin si armët më të bukura dhe të çmuara. Pikërisht për shkak të vlerave të armëve, Prizreni një kohë të gjatë deri në gjysmën e dytë të shekullit XIX konsiderohej si qendër e tregtisë së armëve dhe tregu i armëve në Prizren, ishte ndër destinacionet që u interesonte edhe udhëpërshkruesve të huaj, që vizitonin trojet shqiptare” tregon prof dr Çoçaj
———————————————
Kur të flitet për zejet e vjetra të këtij qyteti të thuash sikurse ato që gradualisht janë zhdukur , tashmë edhe njerëzit apo njohësit e kësaj lënie janë të rrallë. Dikur të moshuarit e Prizrenit dinin të tregonin shumë historia për pushkataret e këtij qyteti .Por, tashmë kanë mbetur vetëm emra rrugësh si rruga e “Pushkatarëve” apo edhe mbiemra familjesh që janë marrë me atë zeje si familja Pushkatari,Tufekçiu , apo ndonjë të ngjashëm. Për të ofruar sa më shumë fakte dhe dëshmi gazet kontaktoi prof dr .Nexhat Çoçaj njohës i kësaj lëmije për zejen moçme të pushkatarëve të Prizrenit që thuhet se dikur përbënin epokën e lavdishme. dr Çoçaj, lidhur me këtë zeje pohon ” Njëra prej zejeve që i dha emër Prizrenit, ishte zeja e armëpunuesve. Armëpunuesit prizrenas në periudhën osmane kishin bërë emër me armët e tyre, të cilat i eksportonin edhe jashtë Evropës. Tregu i armëve në Prizren ishte destinacioni i shumë vendeve të botës, meqë ishin armë karakteristike, të qëndrueshme, të zbukuruara mirë dhe njiheshin si armë precize. Kualitetin e armëve e mundësonte mënyra e punës, që ishte kryesisht punë dore, meqë armëpunuesit në masë të madhe e shfrytëzonin edhe lumin , përkatësisht ujin e lumit për shpuarjen e tytave dhe punimin e pjesëve të armëve. Nga armët e armëpunuesve prizrenas ishte e furnizuar edhe një pjesë e ushtrive elitë , siç ishte Napoleon Bonaparta dhe shumë ushtarakë tjerë, që kishin marrëdhënie ushtarake e diplomatike me oborret e pashallarëve shqiptar siç ishte Ali Pashë Tepelena dhe Bushatlinjtë, të cilët gjithsesi armët e armëpunuesve prizrenas i mbanin si armët më të bukura dhe të çmuara. Pikërisht për shkak të vlerave të armëve, Prizreni një kohë të gjatë deri në gjysmën e dytë të shekullit XIX konsiderohej si qendër e tregtisë së armëve dhe tregu i armëve në Prizren, ishte ndër destinacionet që u interesonte edhe udhëpërshkruesve të huaj, që vizitonin trojet shqiptare.
Armëtarët prizrenas në shekullin XVIII armët që i punon ishin kryesisht të tipit arabo-turke dhe quheshin kapsollaqe dhe breshana. Këto armë u përdorën në masë të madhe edhe nga shqiptarët gjatë kryengritjeve kundër Malit të Zi dhe Serbisë. Në fakt armët e tipit breshana ishin armë që veçoheshin edhe për nga mënyra e zbukurimit, meqë kryesisht mbaheshin në brez. Varësisht nga çmimi varej edhe zbukurimi, meqë kishte armë të zbukuruara edhe me fije ari e të mos flasim për agjent. Ndërkaq nga fundi I shekullit XIX armëtarët Prizren nisën të punojnë armët e njohura me emrin “Martina”, që ishin të gjata dhe të shkurtër, por që edhe këto kishin kondakun e zbukuruar. Ndër pushkatarët që njihen në kujtesën etnografike të Prizrenit ishte Idriz Buza, dhe nga fundi I shekullit XIX edhe Haxhi Ibrahimi.
Në qytetin e Prizrenit sot, ka ngelur mbiemri “Namlexhi” prej zejes së armëpunuesve, meqë me këtë emër quheshin punëtorët që bënin shpuarjen e tytave të pushkëve me fuqinë e ujit të Lumëbardhit.” tregon dr Çoçaj. Sipas Binak Berishën i moshuar 97 vjeçar tregon se dikur rreth xhamisë së Sejdi Beut kishte shumë prodhues të armëve koleksioni i armëve përmbante armë të të gjitha llojeve, prodhime vendi që i prodhonin prizrenasit që kishin punëtorinë buzë Bistrice.Artileri e lehtë (topa të vegjël),shek.XIV – Armë zjarri, krahu ose brezi të shek. XVII e në vazhdim. Armë të ftohta tipesh të ndryshëm,shek .XVIII – XX.ta një lloj arme e veçantë.: trego ai dhe pohon ka pas edhe të tjera por unë nuk ua kam ditur emrat. Prizreni ai tregon se kishte të zhvilluar zejtarinë, por, përpunimi i armëve ishte ajo më kryesorja që patën bë Prizrenin qendrën e botës për armë që atëbotë kishte edhe pushkë e armë tjera të zbukuruara me argjend. Derisa kjo e bëri Prizreni si një farë vendi të pasur.
Q.THAÇI