Pupovci theksoi se kanë paraparë që të angazhojnë 300 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta nëpër shkolla
Pupovci theksoi se kanë paraparë që të angazhojnë 300 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta nëpër shkolla.“Plani strategjik ka të bëjë për periudhën 2022-2026. Dhe vit pas viti ka aktivitete të veta. Për vitin 2023 parashihet investim më i madh në ndërtimin e infrastrukturës së institucioneve parashkollore meqë edukimi parashkollor është prioritet i qeverisë dhe poashtu parashihen investime të mëdha në fushën e digjitalizimit. Është një buxhet prej 6 milionë euro që kryesisht do të shpenzohet për infrastrukturë të teknologjisë së informacionit në shkolla”. “Ne në vitin 2023 kemi paraparë që të futen në punë edhe 300 asistentë të fëmijëve me nevoja të veçanta. Ideja ka qenë që çdo vit të shkojmë me një rritje nga 100. Tani është marrë vendimi dhe kjo ka kaluar edhe në komisionin e granteve që në vitin 2023 të hapen 300 vende pune për asistentë të fëmijëve me nevoja të veçanta”, tha Pupovci.Sipas tij, publikimi i teksteve shkon sipas planit dhe se nëse shfaqen gabime bëhet përmirësimet ose ato tekste edhe tërhiqen nga përdorimi.“Publikimi i teksteve shkon sipas planit. Këtë vit kanë qenë tekstet në klasës 4 dhe 8 ose të 9 dhe poashtu është klasa e pestë dhe më këtë përmbyllet cikli i teksteve e pastaj rishikimi bëhet sipas nevojës. Tekstet që shfaqen gabime bëhen përmasime e duhura ose tërhiqen nga përdorimi”, tha Pupovci.E sa i përket komunikimit me SBAShK-u, ai tha se presin që gjatë verës presin që të jetë gati Projekligji për pagat, kërkesa kjo e kahershme e sindikatave, raporton EO.“Komunikimi me SBAShK-un është i rregullt. Tash në muajt e verës është pak më i rrallë për shkak të pushimeve. Mirëpo ne jemi optimist dhe presim që gjatë verës edhe do të dalë Ligji i draftit të pagave dhe pastaj do të kemi dokument për të diskutuar rreth përmbajtjes së tij”.