Qazim THAÇI- Legjenda në bronz /Heroit Xhevat Berisha/
Legjenda në bronz
/Heroit Xhevat Berisha/
Sot,kur duhej në banka shkolle
Nxënësit dije të zënë
Në maje Pikëllime, Xhevati mat më pëllëmbë dore
Gjeografinë e At-dheut
Ditën kur duhej At-dheut ti jepej besa e tokës
Xhevati trishtë e shihte robërinë
Andaj, vuri gjakun në themelet e kësaj kulle të quajtur Liri
Legjenda që shpërndan vetetimë e bubullimë për lirinë.
Ka emrin e Heroi trim që me laps, pushkë e mendje
Kalit ardhërinë e kësaj toke të zhuritur
Gjithëkah qiellit të kaltërt shoh buzëqeshjen tënde
Hero I tokës arbërore me emrin e atdheut bububullimë mbi legjendë
Heretë ke shtrirë amanetin deri në Shqipëri dhe atje ku fltet arbërisht
Xhevat sot këmbëkryq në “Shadrërvan”
E bëmë rezymen e kësaj pak lirie të harxhuar
Istikameve të pas betejave në Vërri.