Qelaj: E kundërligjshme mbyllja e reparteve të psikiatrisë në spitalet regjionale, të ndryshohet Ligji për Shëndetin Mendor
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, në Ditën Ndërkombëtare për Parandalimin e Vetëvrasjeve, ka bërë thirrje për ndryshime dhe plotësime të domosdoshme të ligjit për shëndetin mendor.
Në një intervistë për media , Qelaj ka thënë se kanë bërë një hetim lidhur me shërbimet e shëndetit mendor që ofrohen personave mbi moshën 65 vjeç dhe se del se ka çështje problematike që lidhen me respektimin e të drejtave që i ka secili qytetarë për marrjen e shërbimeve në shëndetin publik.
Ai ka shtuar se çështja e vetëvrasjeve është një problematik që lidhet me shëndetin mendor, dhe se shërbimet që ofrohen për këtë çështje duhet që të përmirësohen.
Avokati i Popullit ka thënë se statuti i ShSKUK-së i cili parasheh mbylljen e reparteve të psikiatrisë në spitalet regjionale ka edhe elemente diskriminuese pasi disa qytetarë për shkak të distancës mund të mbesin pa i marrë shërbimet. Për këtë, Qalaj ka thënë se është në kundërshtim me vetë Ligjin për Shëndetin Mendor.
“Por që e din një fakt që ne kemi reaguar tek statuti i SHSKUK-së dhe organizimi brenda ShSKUK-së “Kemi pa një gatishmëri të jashtëzakonshme të Ministria e Shëndetësisë gjë që është inkurajuese, është rast i veçante. Ata kanë kërkuar nga ne një takim dhe bisedë e sipër kanë qenë shumë të gatshëm që me ndryshuar statutin e ndryshuar, tash më edhe me harmonizuar me ligjin. Edhe pse ne këtë rast e kemi dërguar në vlerësim në Gjykatën Kushtetuese sa i përket fakti së sa është në përputhje me Kushtetutën”, ka thënë ai.