QKMF në Prizren, me aparat të ri të mamografisë

     Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj,drejtori i Shëndetësisë Prof dr Simir Krasniqi, dhe  menagjmenti  i QKMF-së  bashkërisht  kanë  përuruar  aparatin  e mamografisë , aparat nga fjala e teknikës së  moderne në QKMF të  Prizrenit. Kryetari  Totaj,derisa  ka  bërë  përurimin e aparatit të Mamografisë në QKMF, tha se  ne si komunë duke   ditur faktin se  tashmë sëmundja e kancerit   ka përhapje  të madhe për të mbrojtur shëndetin e  grave  dhe  të tjerëve  kemi investuar në këtë  aparat të mamografisë që është  fjala e fundit e teknikës moderne, Prandaj , ju bëjmë apel secilës  grau që  poqese ka  ndonjë shqetësim të vije dhe të  bëjë  kontrollin .,sepse  parandalimi është  edhe  garanc për shërim të plotë tha i pari i komunës.

Drejtori i Shëndetësisë  Simir Krasniqi,  tha se  ky aparat  është blerë nga  buxheti vetanak i drejtorisë  së  Shëndetësisë  dhe  se ka  koston e  120 mijë eurosh, por  tashmë  kemi marrë  edhe premtimin e  menagjmentit se  të  gjitha shërbimet do të bëhen  falas  për  të  gjithë pacientët  dhe  se  raste do  punohen edhe  gjatë ditëve  të vikendit dhe jo vetëm gjatë muajit rozë por gjatë ter vitit

Drejtori i QKMF-së  dr Fadil Bajraktari tha se  ky aparat  është  një apart  modernë  dhe  stafi i  QLMF-së do të jetë në shërbim  të plotë  të  gjithë pacientëve  për të  bërë  edhe  mamografiinë , por edhe  analizat tjera  laboratorike dhe pastaj  vazhdoi,

Kurse ekspertja e  këtij dikasteri dr Shpresa Llukaj Goçaj,  tha se  tash e  5 vite   një aparat të mamografisë e kemi shpenzuar  sepse kemi bërë mbi 9 mijë  vizita  si mamografike dhe  shërbime tjera. Por  ky aparat full i mamografisë është   një aparat modern dhe   ne kemi pasur  problem  listën e pritjes , andaj tashmë  këtë listë  do ta  zvogëlojmë kohën e  pritjes sepse  do të punojmë edhe në  ditët e vikendit, Nga të  gjithë këto rast  kemi identifikuar  80 e më shumë raste  të kancerit të  gjithë  tha  doktoresha.Komuna e Prizreni  premtonte do te jetë në shërbim të plotë të qytetareve/Rtv BESA/transmeton /www.QendraPress.com/