Qua vadis Kosova?!-Apo është koha e ndërgjegjësimit???!!-Shkruan:Qazim THAÇI

Dëshmitarët e Speciales duhet ti thërrasin arsyes ,e mos të bëhen dëshmitarë kundër lirisë së tyre .Parlamenti i Kosovës , duhet  të iniciojë zhbërjen e Gjykatës Speciale, tashmë pas një mal faktesh,se atje padrejtësisht mbahen çlirimtarët e dënohen, ata që sollën lirinë, e në anën tjetër Serbia  shkaktare e krimeve në Kosovë bëhet viktimë,  Jo rastësisht, e titullova me këtë titull këtë analizë vogëlsia ime, por me faktin se tashmë që është publik, tash  plotë 20 ditë u bënë që Kosova  e populli i Kosovës po përballet me presion e luftës, Kjo, sepse Serbia është duke kërkuar përsëri luftë të re në Ballkan. Kjo edhe padyshim se lidhet me gjeopolitikën e politikave Ruse  dhe influencën e sajë mbi Serbinë, Por, kjo të thuaj se po orienton drejtë një pyetje të madhe .Ka po shkon Kosova?!. Ajo që  është dashur të brengos këtë popull, është fakti se në Hagë në dhomat e specializuara po mbahen çlirimtarët përtej çdo lejimi normal,  e të lejuar ligjërisht, së dyti atje mbahen strukturat edhe politike  të UÇK-së. Tani më të pranuar botërisht si një guerilë e cila ka pasur pastërti maksimale në luftën për liri. Së pari gënjeshtra e shekullit .nga  raporti i Dik Martit ,detyroi që Kuvendi Kosovës të formojë  Gjykatën speciale, e ku në fakt atje as që është tani më pjesë e lëndës së aktakuzës, Kjo jep për të kuptuar se Serbia përmes lobit rus, ka arritur deri në shumë struktura politike të Kosovës të krijojë  dëshmitarë që të jene në këtë gjykatë pa fakte , Më shumë. të mllefosur nga propaganda ruse- serbe  mbi UÇK-së, sepse ajo politikë ka arritur të infiltrojë  anëtar të subjekteve politike e edhe ndonjë  shpirt shitur ish pjesëmarrës të luftës,  që të bëhet dëshmitarë  në këtë rast kundër strukturës çlirimtare[ Kjo në vete  ka edhe vulën e pikëllimit se si mund të jesh dëshmitarë kundër atyre që sollën lirinë , Liria e Kosovës  nuk erdhi e gatshme në tavolinë, asaj iu deshtë një shekull pritje e një shekull torturë e vrasje , deri në ditën  kur pikërisht një grup qytetarësh morën armën e lirisë, të marrësh armën e lirisë kundër një regjimi siç ishte Serbia, duhej pasur të qartë se 90 për qind të pret vdekja e vetëm 10 për qind  mundësia  të jeton pas sajë, Por, ja që  faktori ndërkombëtar pas gjakut të çiltër të shqiptareve dhe idealeve  e synimit të luftë për liri, iu bashkuar luftës së UÇK-së dhe  NATO, u bë aleati parësor dhe çlirues i Kosovës, Kjo erdhe pas gjakut të derdhur dhe dëshmive se UÇK-ja  është një  formacion e ushtri çlirimtare dhe pa asnjë  dyshim e përcaktuar për lirinë qytetarëve të Kosovës,  e jo vetëm për shqiptarët, Mirëpo, Raporti i shpirtshiturit  Dik Marti pas pavarësisë së Kosovës  trazoi për fat të keq ndjenjat e lirisë dhe bëri rezultatin  të cilin e kemi të njohur të gjithë. Për të mos shkuar Kosova  drejtë fundosjen dëshmitarët tani ka fakte se kanë filluar të ndërgjegjësohen dhe të jenë më këmbë në tokë. Prandaj, është koha që  të gjithë ta të ndërgjegjësohen dhe ta ndaj përfundimisht  të mirën nga e keqja, ta ndajnë të ligën nga e mira dhe ata  të bindin veten tyre për realitetin e jo intrigat ruse- serbe. Vetëm kështu ia kthejmë borxhin atdheut.   Derisa qeveria aktuale, atëbotë opozitë  e dogji parlamentin për e saktësi policë të shumtë, për  disa nga këto arsye, tani e ka radhën të nisë e ta zhbëjë këtë gjykatë, sepse vetëm Kuvendi ka të drejtë ta zhbëjë këtë padrejtësi, nëse njëherë u mashtruan, tash kanë dëshmi ta zhbëjnë  këtë gjykatë që u formuan  në nën akuzën e lartcekur.   E cila e tash ajo  as që përmendet ,sepse asaj i doli e vërteta sheshit. Presim që qeveria aktuale vërtetë të nis këtë iniciativë e ta bëjë realitet të vërtetën. Nëse dëshmitarët ndërgjegjësohen, kuvendarët vetëdijesohen dhe populli e do të vërtetën, radha është që kësaj here ta japim provimin secili para vetes .Kosova është atdheu i gjithë neve, atdhe të dytë  nuk kemi. Prandaj , themi se -Liria ka emër- /www.QendraPress.com/