Qytetari dorëzon në Polici të hollat e gjetura
Një qytetar nga Komuna e Prizrenit, me inicialet XH.V., ka gjetur një kuletë me shumë prej 200 euro, 35 franga Zvicrian dhe 500 Denar te Maqedonisë se Veriut si dhe dokumente personal.
Ai , menjëherë e ka njoftuar Policinë dhe të hollat e gjetura i ka dorëzuar në stacionin policor ne Prizren.
Personit që i kishte humbur kuleta ishte K.M nga republika e Maqedonisë se Veriut.
Pranim – dorëzimi i kuletës mes palëve është bërë në Stacionin Policor në Prizren .
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, e ka falënderuar qytetarin Xh.V për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të hollave të gjetura në Stacionin e Policisë.kështu njofton zëdhënësi Vesel Gashi.