RA “UNITETI KOMBËTAR”! –Shkruan;Hisen BERISHA,Deputet i Kuvendit të Kosovës
Në fakt ishte një unifikim apo njësim kufizimi i mendimit opozitar, me atë të qeverisë. Kjo në fakt më shumë përmbushi qëndrimin qeveritar totalitar të Albin Kurtit, për “zhdukjen e opozitës”. Me ketë pamundësuat mendimin ndryshe të opozitës, si alternativë ndaj keqqeverisjes Kurti, me fokus politikave të gabuara ndaj Policisë së Kosovës dhe kushteve të shërbimit. Tendenca për ta mbuluar ketë mosmbështetje të kësaj nisme ligjore, me zotime personale për marrëveshje, që është larg rregullimit ligjor që ofron Rezoluta, duke harruar se marrëveshjet nuk janë ligje. E Policia Kosovës ka nevojë për mbështetje ligjore. Kryeministër, pas votës së LVV, kundër mbështetjes së Rezolutës për mbështetje të Policisë së Kosovës, për rritjen e pagës, të drejtës së pensionimit të parakohshëm dhe nga invaliditetit, sigurimi shëndetësor dhe jetësor, pagesa e rrezikshmërisë dhe shtesave, edhe sa për qind ju rritën votat? Me tentua sot, me marr poena politike nga sakrifica e Policëve, e mos me i mbështet me ligje vetë Policinë e Kosovës, është hipokrizi e tradhti e ulët./www.qendrapress.com/