Rama: Turizmi ynë mbahej nga motrat e vëllezërit nga Kosova, deri më tani kemi 1.4 milionë vizitorë të huaj 
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur sot për numrin në rritje të turistëve të huaj në bregdetin shqiptar.Ai tha se kishin një turizëm të brendshëm dhe një industri turistike që mbahej në këmbë vetëm nga siç i quajti ai, motrat dhe vëllezërit nga Kosova.“Jo më larg sesa sot, unë i kam marrë shifrat e këtij viti që flasin më qartë se çdo fjalim për vizitorët e huaj duke përjashtuar vizitorët nga Kosova që tanimë hyjnë të paregjistruar pasi tanimë kemi hapur kufirin që nga 1 qershori dhe hyrja nga Kosova është si hyrja nga Shkodra për në Vlorë”, është shprehur Rama. Tutje, ai tha se numri i turistëve të huaj në Shqipëri ka kaluar milionëshin, duke thënë se në korrik kanë pasur 1.1 milionë turistë, ndërsa tani i kanë 1.4 milionë pasaporta të huaja, duke mos përfshirë ato të Kosovës.“Pra, në qershor kemi pasur 604 mijë, përshirë edhe turistët nga Kosova, sot kemi 876 mijë turistë të huaj, pasaporta të huaja, as të Shqipërisë e as të Kosovës, pra 45% qershori”, është shprehur Rama, njofton Klankosova.tv.Këto deklarata Rama i bëri gjatë nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit, midis “Eagle Hills Real Estate Development” përfaqësuar nga investitori Muhammed El Alabbar dhe “Albanian Seaports Development Company”, për realizimin e projektit “Durrës Yachts & Marina”, portit më të madh turistik të Mesdheut në Durrës, një investim prej 2 miliardë dollarësh që u vlerësua se do të ketë impakt të jashtëzakonshëm në ekonominë e vendit