Reagon ashpër Zafir Berisha me rastin e Bedri Halimit

0

    Zafir Berisha, ish deputet dhe kryetar i  degës Nisma në Prizren , e ish komandant i UÇK-së, me rastin e  arrestimit të  Bedri Halimit,  sot, ka reaguar ashpër . Ja  reagimi i tij .

 ‘’Arrestimi i Bedri Halimi me shumë pompozitet është ikje nga hajdutët dhe kusarët e vërtet!

“Organet e drejtësisë” të ndikuar nga presioni bolshevik i partisë në pushtet, bënë spektakle televizive  sot me njeriun më të ndershëm që ka pasur dhe kanë institucionet e Kosovës, me njeriun i cili duke qen korrektë ne punën e tij tash e 20 vite e ka lën veten dhe familjen me qira në Prishtinë edhe pse ka pasur “mundësi” me vepruar ndryshe!

Edhe fëmijët e Kosovës e kanë kuptuar se cilët janë hajdutët e rastit “Brezovica”, ndërsa argatët e partisë-pushtet në vend se ta “kapin ujkun e ndjekin fërkemin” sepse propaganda bolshevike e linçimit ju shkon ne vend te trushperlarët e tyre me njerëz si Bedriu.

Askush nëse nuk e njeh Bedri Halimin kush është, e njeh më mirë se të gjithë, ministri Liburn Aliu.

Tendenca për ta denigruar një personalitet si Bedria dhe për ta mbrojtur një mbetje jugosllave nga neojugosllavët në pushtet është poshtërsia radhës! Zafa’’. pwrfundon reagimin e tij Zafir Berisha/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *