Reagon SBASHK-u: 2 prilli mund të sjellë grevë në sektorin e arsimit

0

                            Derisa Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), ka apeluar tek Qeveria Kurti, që sa më parë të publikojnë draftligjin e Pagave dhe vlerën e koeficientit, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës, ka deklaruar se nuk përjashtohen edhe veprimet sindikale.Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari ka thënë se nëse Qeveria e udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti, nuk i përkrah kërkesat e tyre, atëherë të dielën e 2 prillit do të jetë “kongresi i SBASHK-ut”.“Nëse bazohemi me situatën tani nuk përjashtohen edhe veprimet sindikale, mund të ketë edhe protesta me numër të kufizuar, por më e keqja është se 2 prilli mund të na sjellë edhe grevë të përgjithshme në tërë sektorin e arsimit”, është shprehur ai.Sipas tij, ky vendim nuk është dëshirë e tyre, andaj Jashari ka thënë se e tërë kjo “varet nga gatishmëria e Qeverisë që të ulet me ta dhe sindikatat e tjera dhe pastaj të përkrahen e të merren parasysh propozimet”.“Për momentin situata është e keqe dhe SBASHK-u e kundërshton versionin që është në qarkullim të ligjit të pagave”, tha ai.Ai ka treguar për lajmi.net se në mbrëmjën e së dielës së 13 shkurtit e kanë zhvilluar një takim me Këshillin drejtues dhe kryetarët e nivelit komunal, për të diskutuar në lidhje me të njëjtën çështje.“SBASHKU e kundërshton në përgjithësi këtë version duke e konsideruar që është nënçmues për sektorin e arsimit ngase në vend të pritjeve që të ketë ngritje të koeficientëve në sektorin e arsimit ka raste edhe të zbritjes karshi ligjit që u kthye në pikën zero nga Kushtetuesja”, shtoi ai.]“Pra kemi tendenca për zbritje të koeficientëve në sektorin e arsimit dhe pjesa tjetër që e kemi kundërshtuar ashpër është raporti në mes koeficientëve 1 me 20 që do të thotë paga më e madhe do të jetë 20 herë më e Megjithatë, ai shtoi se do të tentojnë që të takojnë ministren e Arsimit, Arbërie Nagavcin, ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për t’ia dorëzuar propozimin e tyre.

Ligji për pagat në Kosovë

Qeveria e Kosovës, në vitin 2019 e drejtuar në atë kohë nga Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pati dërguar projektligjin për pagat në Kuvend, i cili ishte miratuar.Ligji parashihte ngritjen e pagave të 70 për qind të shërbyesve civilë. Përmes këtij ligji, një mësimdhënësi të shkollës fillore do t’i rritej paga nga 470 euro në 612 euro, ndërsa një mjeku specialist nga 600 euro në 1 mijë e 195 euro.Edhe për policinë edhe doganat ishin paraparë ngritje pagash, por jo edhe për zjarrfikësit.

Ndërkaq, institucioni i Avokatit të Popullit, në dhjetor të po atij viti, e kishte dërguar këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese.Kjo, për siç thuhej, “vlerësimin e përputhshmërisë” së tij me Kushtetutën.Më 30 qershor të vitit 2020, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e kishte shpallur të pavlefshëm Ligjin për pagat në sektorin publik.Sipas vendimit, ligji nuk është në përputhshmëri me 11 nene të Kushtetutës së Kosovës dhe shkakton “çrregullim të ndarjes së pushteteve në disfavor të jyqësorit dhe institucioneve të pavarura”.Që nga korriku i viti 2019 e deri në mars të vitit 2021, Kosova ka pasur katër qeveri të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *