Realizimi dhe implementimi i suksesshëm i “Mësimit Dual” në IAAP “Ymer Prizreni”
Me angazhim maksimal, me punë ekipore arritëm të realizojmë shumë marrëveshje bashkëpunimi në procesin e shpërndarjes së nxënësve në bizneset përkatëse në Hotele, Restorante dhe Pastiqeri. Në takim me kryetarin e shoqatës së gastronomeve të Prizrenit z. ILIR Shala të cilin e falënderojmë shumë për vizitën dhe kohën e çmuar që ndau me ne ku diskutuam për sukseset dhe sfidat që po hasim në këtë rrugëtim të ri të arsimit. Përpjekjet tona për të përmirësuar lidhjen me ndërmarrjet për sistemimin e nxënësve nē vendet e tyre tē punës ishin të mëdha. Pavarësisht sfidave, u dakorduam për ngritjen e cilësisë së arsimit dhe përgatitjen e nxënësve për sfidat dhe kërkesat e tregut tē punës. memorandum marrëveshja është nënshkruar mes drejtoreshës Myvedete Gavazaj dhe Ilir Shala nga ana e gastronomeve.