Reportazh nga Zymi I Hasit ,në ditën kur Skënderbeu iu  kthye origjinës

RIPOSTIM

        Po deshe të jesh më afër Pashtrikut dhe më afër historisë kombëtare duke filluar që nga mbledhësi i Kanunit të Lekë Dukagjinit e të tjerë,atëherë duhet të marrësh udhë për në Zym .Zymi, në prag të kërshendallave të shtunën e 22 dhjetorit të vitot 2018.Zymi e priti Skenderbeun me shikim ka lind dielli për të thënë se këtu është dhe jetohet shqip. Mirëpo,këtë të shtunë Zymi dukej i gallëruar jo nga ardhja e atyre që kishin ardhu për ceremoni por edhe për faktin se vetë  Zymi atë ditë  ishte gjallëruar sepse  një numër  i zymjanëve  ishin kthyer në  Zym që të  bashkëfrymojnë me shtatoren  e Gjergj Kastriotit si  vetëkontributë i tyre.Pikërisht në prag të kërshëndellave heroi kombëtar Gjergj Kasrtrioti- Skenderbeu iu kthy origjinës,të shtunën e 22 dhjetorit, Zymi dukej ndryshe nga ditë tjera. Jo vetëm pse dita i ngjanë ditëve pranvere. Por,për faktin se fshati ishte mbushur zymjan. Siq, tregon për z.Kajtazi,pohon ditëve tjera Zymi banorë bashkë me Karashëngjergjin i ka dymijë banorë. Kurse jo më pak se pesë mijë zymajnë jetojnë në kurbet.
“Gjergj Kastrioti i ka kthyer shumë zymjanë sot,që në prag të Krishtlindjeve të jenë këtu. Derisa traditat në mënyrë autoktone ende i ruajnë dasmat dhe ritet tjera” tregon ai për gazetë. Pastaj z,Kajtazi, tregon edhe  faktin se shkolla e Zymit i ka vetëm 150 nxënënës.Rrugët e ngushta,me tokë gëlqerore,siç e përshkruajnë autorët vendës, çka sipas tyre, i kishin dhënë Zymit një pamje të zymtë, nën hijen “olimpike” të Pashtrikut .Udha deri atje nga fshati Gjonaj i ndanë një rrugë gjarpërore që haset vetëm jashtë Kosove. Zymi i Hasit,dikur qendër lokale në komunën e Prizrenit,tani përditë e më shumë po zbrazet nga banorët e shumtë që kishte dikur. Zeja e bukëpjeskësit dhe nevoja për të ekzistuar i ka shtyrë zymjanët prej kohësh që të marrin rrugën e kurbetit.Por,tani më zymajnët janë të njohur edhe si argjendarë e jo më pak edhe si holetlierë, anekënd  Ballkanit e veqanrishtë në Kroaci. Ata kryesisht janë vendosur në qytete të ndryshme të Kroacisë dhe Bosnjë Heercegovinës, ku dikur shkonin  vetëm meshkujt , por tani ka ndryshuar sepse në dekadat e fundit i kanë marrë me vete edhe familjet e tyre. Kjo ka bërë që numri i banorëve në këtë fshat rrëzë  Pashtrikut të reduktohet gadi  në numër simbolik baras me shtëpitë e ndërtuara. Ata pakë banorë që mund të takohen ditëve të rëndomta në Zym janë kryesisht të moshuar, apo aty – këtu ndonjë intelektual, i cili ka vendos që deri në pension ta vazhoi punën në ndonjë shkollë apo institucion ku punon. Dikur në këtë shkollë ishin mbi 800 nxënës,por tani fëmijët e Zymit janë të shpërndarë në shumë vende jashtë Kosovës dhe këtu vijnë vetëm atëherë kur i sjellin prindërit e tyre”, thotë profesor Kajtazi, të cilin, ashtu si edhe shumë zymjanë të tjerë e gëzon. Një fenomen tjetër në fshatin e tij. “ Pas lufte në Zym është prezente një dukuri që na jep shpresë të gjithëve – ndërtimi i shtëpive të reja dhe shumë të bukura që po i ndortojnë këtu gurbetçarët. Nga paslufta janë ndërtuar mbi 200 shtëpi,në të cilat nuk jeton askush,por ato megjithëkëtë mbushen dhe gëmzhojnë nga zërat e fëmijëve çdo herë kur nëi cili në Zym ka ndërtuar shtëpi shumë të bukura .Veçmas, është populli shqiptar që u shqua për  një qytetërim të lashtë, për gjuhën e vjetër shqipe si mëmë të shumë gjuhëve ballanike, për kulturën,traditën, doket e zakonet, veçori këto që nuk i patën të tjerët, për çka na kishin zili.Është një lokalitet i vogël në një cep të Kosovës, me një reliev të mrekullueshëm natyror, e me një kulturë të lashtë që ruhet, trashëgohet e kultivohet…Është Zymi i Hasit, vend ku zhvilluan aktivitete atdhetare figura të shquara të kombit tonë, vend ku ruhen zakonet autoktone, vend i veshjeve karakteristike që nuk i kanë të tjerët.vend i zejes së bukëpjekësit, vend i shumë ngjarjeve e aktiviteteve kulturore tregon  Frrok Kristaj njeri nga  krijuesit dhe  veprimatrët e  hershëm të Zymit.. Secili mysafirë që vije në Prizren duhet të vije  edhe në  Zym sepse tashmë  këtu je një varg monumentesh që duhet të  vizitohen.
                              Q.THAÇI/www.QendraPress.com/