–Republika e III –Shkruan:Mr.Arif KABASHI

           Albin Kurti me oratorinë që posedonte dhe me revolucionaritetin që praktikonte si opozitar, leht i pushtojë zemrat e të rinjëve, të moshuarve dhe qytetarëve të cilë besuan se ai mban shkopin magjik në dorë për zgjidhjen e halleve ekonomike e problemeve politike të Kosovës. Në dy vite e gjysmë të qeverisë Kurti I dhe II, duket se çdo gjë ka ngel aty ku ishte më parë. Shtyllat kryesore të shtetit në shumë segmente kanë kthim prapa. Aferat korruptive si ajo e Marin Berishës kap përmasat ndërkombëtare, e qeveria ka zgjedhur heshtjen si reagim.Diplomacia është në pikën më të ulët. Me përjashtim të Llajqakut, Borellit e të Eskobarit, Kosova nuk është si dikur e vizituar nga diplomat botëror. Ekonomia pa investime në resurse humane e infrastrukturore po vendnumron. Shëndtetësia që dukej se po merrte zgjidhje nën Uran Ismail në krijimin e sigurimeve shëndetësore u ndërpre, ndërsa që spitalet të shërbejnë vetëm me një shtrat dhe ushqim, shumicën e tjerave duhen paguar. Arsimi në mungesë të njerëzve vizionar për shek. XXI është shëndrruar në fabrikë për prodhimin e diplomave me kosto të lartë për ekonominë familjare dhe shtetin, ndërsa që përfitues i vetëm i të rinjëve të diplomuar mbeten shtetet perëndimore. Qytetarët e kanë kuptuar se caktimi i qmimeve të bukës, vait, sheqerit etj me kaq cent më lirë nga Kurti opozitar ishte vetëm tallje me ta, përkundrazi ato u rritën edhe u dyfishuan. As të rinjët më nuk presin se në momentin ceremonjal të martesës do të ju dorëzohen qelsat e banesës nga qeveria. Fshatrat e Kosovës pa fëmi e të ri, pa lop e dele, pa pula e qenë kanë marrë pamje trishtuese. Zbrazja e Kosovës është e frikshme. Një qeveri e votuar me 51 % e cila nuk bart meritën e lirisë dhe të shtetndërtimit, së pakut për këtë duhet të ndjejë përgjegjësi. Qeverisë nuk po i ecën mirë as me dialogun. Kurti në opozitë shumë herë e përsëriste se ai si i pa korruptuar dhe i pa shantazhuar do të ketë kredibilitet më të mirë se Thaçi para Serbisë, BE-së dhe SHBA-ve. Por po ndodh e kundërta. Bashkësia ndërkombëtare jo veq që ka kërkuar të pranohen të gjitha ato që janë nënshkrar më herët, por kanë shkuar edhe përtej saj, dhe Kurti i pa korruptuar dhe i pa shantazhuar i ka pranuar të gjitha.Të vetmin arsyetim që e përdor Kurti është se ai nuk ka qenë nënshkrues i marrëveshjes së vitit 2013 dhe 2015, pa çka se kishte siguruar se do të bënë marrëveshje më të mira dhe Republika e III siq e propagandonte dikur ai do të ishte ndryshe nga kjo e paraardhësve të tij./www.qendrapress.com/