Reshit Kushaj nga SBASHK: Do të përgatisim kallëzim penal ndaj atyre që po tentojnë ta ndërprenë grevën
Reshit Kushaj, kryetar i Këshillit Grevist, SBASHK, ka thënë se do të përgatisin kallëzim penal ndaj atyre që po tentojnë ta ndërprenë grevën.Kushaj theksoi se janë konsultuar edhe me zyrën ligjore të BSPK-së, njofton Klankosova.tv.“Inspektorët kanë dalë nëpër shkolla për të vërtetuar a janë në grevë arsimtarët dhe sa po respektohet greva, nga drejtoritë arsimore kanë kërkuar që t’u jepet raporti dhe lista e pjesëmarrësve. Është e ndaluar me ligj çdo aktivitet në kohën e grevës, sepse ndërmerret si presion ndaj grevistëve”, ka thënë Kushaj.“Ne jemi konsultuar me zyrën ligjore të BSPK-së, që ka shpallur grevën, ata do të marrin materialet se çka po kërkohet dhe do të përgatisin edhe kallëzim penal karshi gjithë atyre që po tentojnë të dalin dhe të pengojnë grevën”, ka deklaruar ai në Klan Kosova.Ai shtoi se janë ende në fazën e grumbullimit të informatave. “Ende jemi në fazën e grumbullimit të informatave, zyra ligjor në SBASHK, po konsulton ligjet dhe së shpejti do të përgatitur kallxim penal në këtë drejtim”.