Reshje shiu dhe rrufe në orët e pasdites në Kosovë 

                              Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe jostabil.IHK njofton se kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijojë kushte që vende-vende të ketë reshje shiu të përcjella me rrufe.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe verilindje