Reshjet e borës, kjo është gjendja e rrugëve/ Abrashi ka një lutje për ngasësit

0

                       Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka njoftuar se përkundër reshjeve të vazhdueshme të borës, të gjitha rrugët janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve.Abrashi tha se kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje të rrugëve në kompetencë të MI-së, në vazhdimësi janë duke pastruar rrugët nga bora dhe duke parandaluar ngricat e mundshme, me hedhje të kripës.“Lusim vozitësit që t’u përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes së makinave, me qëllim të parandalimit të aksidenteve të mundshme në trafikun rrugor”, ka shkruar Abrashi.

Kujtojmë se ditët e fundit kanë qenë të ftohta dhe me ngrica, ndërsa reshjet e sotme me borë kanë shkaktuar disa aksidente në disa qytete në Kosovë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *