Ringjallet interesi i Bayern Munich për Cristiano Ronaldo-n

                          Cristiano Ronaldo ka zhvilluar bisedime me Bayern Munich-un teksa planifikon një largim nga Manchester United në afatin kalimtar të janarit.Në një intervistë me Piers Morgan, Ronaldo pohoi se ndihet “i tradhtuar” sepse trajneri i United, Erik ten Hag dhe drejtuesit e klubit po përpiqen ta detyrojnë atë të largohet nga klubi.Sipas medias britanike “Sportsmail”, Ronaldo dhe agjenti i tij, Jorge Mendes, u takuan me Bayernin javën e kaluar pasi zyrtarë nga gjigantët e Bundesligës fluturuan në Angli për bisedime.Mendes ia ofroi Ronaldo-n Bayern-it dhe nje sere klubesh te tjera duke perfshire, Chelsea-n dhe Napoli-n gjate veres, por si perfundim ai mbeti ne “Old Trafford”. Gjithashtu pati dhe bisedime me Newcastle muajin e kaluar.