Rrëfimi i Esat Qollakut: “Nga Kroacia po sillnin armë për UÇK-në, në Durrës na arrestuan dhe na rrahën”
Esat Qollaku, kryetar i Unionit të Shqiptarëve Veteranë të Kroacisë, ka rrëfyer për kohën kur kishte ardhur nga Kroacia për të kontribuar në luftën e Kosovës.Ai ka rrëfyer momentin e arrestimit në Shqipëri.Qollaku ka thënë se atë çfarë kanë kërkuar nga Shqipëria nuk e kanë gjetur atë kohë.“Ne kishim nevojë sidomos për hapjen e rrugëve, shtigjeve të reja drejt kufirit tonë apo drejt Kosovës. Kam kërkuar që të më lirojnë nga detyra në Kroaci dhe në Kosovë kam mbërri më 1998. Kroacia më ka dhënë edhe armë dhe me atë maune me armë jemi nisur për në Durrës. Ne u arrestuam aty, në portin e Durrësit, për kontrabandë me armë dhe na rrahën”, ka thënë Qollaku, në “Kallxo Përnime”.Ai ka shtuar se pastaj ai ka arritur të largohet nga porti dhe Ibrahim Hoxha, me të cilin ishin bashkë, ishte arrestuar.“Ibrahimin e kishin arrestuar për kontrabandë me armë pasi që unë munda të ikë nga trageti dhe pas tre ditësh arrita që ta shpëtoj edhe Ibrahim Hoxhën me të cilin ishim bashkë. Ai pas kësaj ishte i vrarë moralisht e psiqikisht dhe i lënduar fizikisht. Ai është ende gjallë dhe vuan edhe nga lufta e Kroacisë por më shumë nga ajo çfarë na kishte ndodhur në Durrës”, ka thënë Qollaku. /Kallxo/