Rrëfimi i gazetarit të BBC: Pamjet ishin dramatike, Prekazi alarmoi botën
Vaughan Smith, gazetari që gjatë luftës në Kosovës raportoi për BBC-në ka vlerësuar se roli i ish-kryeministri britanik, Tony Blair dhe i ShBA-së, ishte thelbësor për çlirimin e Kosovës.Smith i cili ishte edhe gazetari i vetëm ndërkombëtar që raporti aso kohe për sulmin ndaj familjes Jasharai, ka treguar se me t’i publikuar pamjet e para nga Prekazi, spektri ndërkombëtar kuptoi se marrëveshja e Dejtonit kishte dështuar për të sjellë paqen në Ballkanin Perëndimor, në kuadër të së cilës kishte përfunduar lufta në Bosnje dhe Hercegovinë.Ai tha se masakra e forcave serbe në Prekaz veç ndikimit të ndezjes së rezistencës kosovare, e njëjta alarmoi edhe ndërkombëtarët.“Xhirimet ishin shumë dramatike. Perëndimin në vendin tonë e kishin bindur dhe çështja e Ballkanit kishte përfunduar. Prekazi menjëherë alarmoi. Ishte një sinjal i një ngjarjeje të rëndësishme, pjesë e tri masakrave që janë thelbësore për të kuptuar zhvillimet e konfliktit në Kosovë”, tha gazetari Smith.Pas masakrës së Abrisë e Prekazit sipas tij, ajo e Reçakut ishte e fundit që bëri që ndërkombëtarët të ndryshonin qasjen dhe mënyrën se si do të vepronin në Kosovë.Afati kohor që ndodhi ndërmjet tri masakrave, Smith shton se bëri që të ishin sinjalet e fundit të ndërhyrjes së NATO-s.“Tony Blair kishte një marrëdhënie të mirë me lidershipin amerikan dhe ishte thelbësor për t’ua shpjeguar rëndësinë e kësaj. Pas Reçakut, bombardimet ishin të paevitueshme. Dhe natyrisht pavarësia është arritur me gjakun e civilëve nga fshatrat në Gjatë ndërhyrjes së NATO-s, Smith ka treguar se kishte qenë në Beograd, prej nga kishte planifikuar që të kthehet sërish në Kosovë.