Rreth 1 mijë e 900 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë.

1 mijë e 888 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.
Sipas statistikave të përgjithshme të policisë, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 8 aksidente me të lënduar dhe 25 me dëme materiale. Në 24 orëshin e fundit gjithashtu janë arrestuar 16 persona dhe 13 janë dërguar në mbajtje.