Rruga “Adem Jashari” në Prizren për dy ditë do të jetë e bllokuar për qarkullim

Komuna e Prizrenit ka bërë me dije se për shkak të projektit “Shtimi i kapacitetit të ujit të pijës”, më 09 tetor 2022 dhe 10 tetor 2022, nga ora 18:00 – 07:00, rruga “Adem Jashari” (te kryqëzmi i Muzeut Hamam) do të jetë e bllokuar.

“Në kuadër të projektit “Shtimi i kapacitetit të ujit të pijës”, më 09 tetor 2022 dhe 10 tetor 2022, nga ora 18:00 – 07:00, rruga “Adem Jashari” (te kryqëzmi i Muzeut Hamam) do të jetë e bllokuar. Rrugët alternative për qarkullim të pjesmarrësve në trafik do të jenë rruga “Saraqët” (në drejtim të Shtëpisë së Kulturës) dhe rruga “Sheshi i Lidhjes” (rruga për Prevallë). Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj që projekti të realizohet sipas planit të paraparë”, ka njoftuar komuna.