Rrugët në komunën e Prizrenit janë të kalueshme pohon ;drejtori i Eko- Regjionit Burim Shala

                    Rrugët në komunën e Prizrenit janë të kalueshme, por pengesë bëhen kolonat dhe dalja me goma vere Reshjet e borës që filluan në orët e hershme të mëngjesit që filluan sot, por me intensitet të shtuar deri në orët e paradrekes ka krijuar ndonjë problem,për të cilat probleme tregon Burim Shala,drejtor i Eko -Regjionit kompanisë së kontraktuar nga komuna e Prizrenit. Ai tregon se të gjitha rrugët janë të kalueshme,dhe ekipet e Eko Regjionit janë në dispozicion duke larguar borën ,dhe duke shpërndarë kripë, sepse ai pohon komuna e Prizrenit ka kripë të mjaftueshme dhe tashmë në terren po veprohet. Por, ai pati ankesë në qytetarët të cilët po dalin me forma vere e po krijojnë pastaj kolona apo me parkingje në trotuare. Inserte Pastaj ai tregon se kolonat e krijuar të automjeteve as nuk po lejojnë të kalojnë automjete tona dhe na duhet që përmes rrugëve alternative të harxhojmë kohë për të shkuar ne destinacion. Drejtori i Eko- Regjionit Burim Shala, premton se kjo kompani do të vazhdojë të mbetet në krye të të detyrave dhe se dimri nuk i ka zënë fare në befasi.