Sa paguhet një vrasës me pagesë në Shqipëri? Gazetarja zbulon shifrën marramendëse
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se sa paguhet një vrasës me pagesë në Shqipëri.
Lala tha se pagesa varion nga 5 mijë euro për atentate paralajmëruese dhe shkojnë deri në 1 milionë euro kur duhet të eliminohet një bos krimi.Gazetarja tha se vetëm për vrasjen e Behar Sofisë janë shpenzuar rreth 200-250 mijë euro.
“Fillojnë nga 5 mijë euro kur bëhen atentate të thjeshtë për të paralajmëruar dhe deri në shuma që shkojnë në 1 milionë euro kur janë bosë të krimit.
Rasti i Behar Sofisë, ka shkuar 200-250 mijë euro”-tha Lala.